Messi zbulon sekretin e gjuajtjeve të lira të cilat i shënon sikur të ishin penallti

Sa herë mendojmë golat e bukur nga gjuajtjet e lira, sigurisht që mendja së pari na shkon te Lionel Messi.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, edhe këtë vit ka qenë në nivelin e duhur kur i është kërkuar t’i ekzekutojë gjuajtjet e lira, që për shumë kë, këtë goditje për Messin janë sikurse penalltitë.

Por ku qëndron suksesi për golat e shumtë të shënuara nga gjuajtjet e lira?

Lionel Messi gjatë një intervistë që ka dhënë së fundi për ‘Marca’, ka zbuluar se suksesi qëndron te puna praktike.

“Është e vërtetë që shumë herë kemi qëndruar pas stërvitjeve për të praktikuar”, tha Messi për Marca, kur u pyet nëse pas stërvitjeve qëndron për të praktikuar ekzekutimin e gjuajtjeve të lira.

“Jo vetëm gjuajtje të lira, por edhe goditje prej jashtë zonës”.

“Praktika dhe shikimi. Sot ne studiojmë gjithçka: Asgjë nuk i mbetet rastësisë. Duhet praktikë dhe gjithmonë duhet dhënë më e mirë në tentimin tjetër”.

Pak kohë më parë, statistikat thonë se Lionel Messi në katër vitet e fundit ka shënuar më së shumti gola se shumë skuadra të mëdha nga gjuajtjet e lira./Lajmi.net/