Mesxhidi në Kanada objekt i sulmit nga vandalët

SEPT-ILES (AA) – Qendra kulturore, e cila është përdorur edhe si mesxhid në qytetin Sept-Iles në pjesën lindore të Quebec-ut të Kanadasë, të mërkurën ishte objektiv i sulmit të vandalëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Përndryshe, ky është vetëm një nga rastet e sulmeve ndaj xhamive, mesxhideve dhe qendrave kulturore në të cilat mblidhen muslimanët në këtë vend.

Sulmuesi ka hyrë Qendrën Kulturore Islame dhe ka thyer raftet e librave, duke hedhur librat fetarë në dysheme dhe ka dëmtuar muret.

Policia kanadeze tha se kanë nisur hetimet rreth këtij incidenti.

Përfaqësuesit muslimanë kanë theksuar se qendra islamike do të mbetet e mbyllur deri sa të përfundojë restaurimi i objektit.