Meta rihap llogaritë e Trump në Facebook dhe Instagram

Kompania fillimisht ja bllokoi llogaritë për 24 orë përpara se ta dëbonte plotësisht. Bordi i Mbikëqyrjes së Meta ishte prej atyre që kritikuan dëbimin e Trump.

Siç kishte premtuar, Meta ka rihapur llogaritë e ish presidentit Trump në Facebook dhe Instagram, dy vite pasi e dëboi nga platforma.

Kompania më herët kishte thënë se do të aplikonte masa ndaj llogarive të tij në mënyrë që shkeljet të mos përsëriten.

Meta, njëlloj si Twitter dhe shërbimet e tjera, dëbuan Trump nga platformat në Janar të 2021 pasi mbështeti protestuesit e Capitol Hill.

Kompania fillimisht ja bllokoi llogaritë për 24 orë përpara se ta dëbonte plotësisht. Bordi i Mbikëqyrjes së Meta ishte prej atyre që kritikuan dëbimin e Trump.

Kompania më pas tha se llogaritë e tij do të mbeten të bllokuara për dy vite. Në fund të Janarit u mësua se Trump do të rifitonte akses në platformat.

Trump ka shprehur vullnetin për të kandiduar për një mandat të dytë për Shtëpinë e Bardhë nuk ka postuar asgjë në platformat në fjalë. /PCWorld Albanian