Microsoft Copilot do të gjenerojë automatikisht slide në PowerPoint

Përdoruesit e PowerPoint mund të përshtatin slides pa pasur nevojë të dinë sesi të përdorin të gjitha funksionalitetet komplekse të aplikacioneve të produktivitetit të Microsoft.

Microsoft do të mbajë një event të madh AI ditën e sotme dhe një prej njoftimeve mund të jetë zbuluar përpara. Përdoruesi në Twitter h0x0d ka publikuar detajet e funksionalitetit PowerPoint Copilot, i cili përfshin AI të ChatGPT dhe që do të krijojë prezantime për përdoruesit.

Copilot shfaqet në panelin anësor në formën e një versioni online të PowerPoint ku mund të pyesni asistentin të krijojë prezantime bazuar në një dokument Word.

PowerPoint më pas krijon një draft prezantimi me slidet e plota bazuar në përmbajtjen e dokumentit Word.

Madje ka disa opsione që mund ti kërkohen asistentit Copilot për të shtuar animacione apo aplikuar një stil modern. Kjo do të thotë se përdoruesit mund të kontrollojnë funksionalitetet e PowerPoint përmes robotit të komunikimit.

Përdoruesit e PowerPoint mund të përshtatin slides pa pasur nevojë të dinë sesi të përdorin të gjitha funksionalitetet komplekse të aplikacioneve të produktivitetit të Microsoft.

Funksionaliteti duket shumë i ngjashëm me mënyrën sesi Google përdor AI në Slides për të shtuar imazhe, audio dhe video duke ilustruar prezantimet.