Microsoft hap dyert për të gjitha aplikacionet Android në Windows 11

Deri tani janë 20 mijë aplikacione Windows që funksionojnë në Windows. Për më tepër aplikacionet Android në Windows funksionojnë vetëm në 31 vende të botës.

Microsoft habiti botën e teknologjisë në 2021 kur njoftoi se Windows 11-ta do të hapte dyert për aplikacionet Android.

Megjithatë kur kjo mbështetje debutoi, një varietet aplikacionesh debutoi edhe pse numri i tyre ishte i vogël kjo falë Amazon Appstore që u integrua në Windows.

Mbi të gjitha Amazon dhe Microsoft ofruan akses të kufizuar në dyqan për një numër të vogël zhvilluesish.

Sot Amazon e ka hequr këtë kufizim dhe zhvilluesit e aplikacioneve mund të publikojnë aplikacionet e tyre në dyqan.

Amazon ka qartësua se çdo zhvillues mund të aplikojë për të shfaqur aplikacionin. Tashmë zyrtarisht dyert e aplikacioneve Android në Windows janë hapur plotësisht dhe nuk pengon dot asnjë zhvillues ti sjellë ato në sistemin operativ më popullor desktop.

Deri tani janë 20 mijë aplikacione Windows që funksionojnë në Windows. Për më tepër aplikacionet Android në Windows funksionojnë vetëm në 31 vende të botës.

Për ti vënë gjërat në perspektivë, kujtojmë se në Google Play Store janë 3.5 milionë aplikacione Android.