Microsoft lançon motorin e ri të kërkimit Bing me fuqitë e ChatGPT

Motori i ri i kërkimit Bing do të jetë i disponueshëm menjëherë por me një numër të kufizuar kërkimesh për secilin person.

Microsoft njoftoi një version të ri të motorit të kërkimit Bing i cili përmban inteligjencë artificiale. Ky version implementon teknologjinë ChatGPT të OpenAI që ka pushtuar botën që prej lançimit vitin e kaluar.

Lëvizja është kërcënimi më i madh që Google ka parë gjatë dominimit në kërkimit në ueb duke shënuar fillimin e një gara të re mes dy kompanive.

“Gara fillon sot,” tha bosi i Microsoft Satya Nadella.

Zhvilluar nga OpenAI që gëzon mbështetjen e Microsoft, ChatGPT përdor deep learning për të gjeneruar përgjigje njerëzore ndaj kërkimeve.

Nadella tha se inteligjenca artificiale do të ndryshojë natyrën e kërkimit online dhe mënyrën sesi ndërveprojmë me softuerë të tjerë.

Bing do tu përgjigjet kërkimeve me informacione më të detajuara dhe jo vetëm lidhje tek uebsajte të ndryshme. Përdoruesit mund të komunikojnë me robotin ndërsa përgjigje me kontekstuale do të shohen në pjesën e djathtë të faqes së kërkimit.

Motori i ri i kërkimit Bing do të jetë i disponueshëm menjëherë por me një numër të kufizuar kërkimesh për secilin person.

Lajmi vjen një ditë pasi Google zbuloi detajet e robotit të komunikimit Bard.

Të dy kompanitë po luftojnë që produktet e tyre të jenë sa më parë në treg dhe sa më gjerësisht të disponueshme.

Investimi i Microsoft do ta ndihmojë kompaninë të konkurrojë nga pozita shumë më të fuqishme me Google. Është vetëm hapi i parë i një gare armatimi në frontin e inteligjencës artificiale mes Big Tech.

Microsoft është një prej mbështetësve të parë të OpenAI dhe ka investuar miliarda dollarë në kompaninë e inteligjencës artificiale. Muajin e kaluar ta se do të zgjeronte bashkëpunimin me OpenAI me një investim shumëvjeçar dhe miliarda dollarësh.

Që atëherë ka lançuar një shërbim Premium të Microsoft Teams me ChatGPT ku bie në sy një funksion që gjeneron shënime dhe përmbledhje të takimeve.

Microsoft ka thënë se Bing do të përdorë teknologjinë e OpenAI që është akoma më e avancuar se teknologjia ChatGPT lançuar vitin e kaluar. Fuqitë e saj do të inkorporohen në shfletuesin Edge.

Analistët thonë se ChatGPT, që ka ndihmuar shumë studentë të kalojnë provimeve dhe teste, ka potencialin për të trazuar profesione të shumta, përfshirë gazetarinë.

Por është kritikuar sepse jep përgjigje të gabuara nganjëherë. Gjithashtu përgjigjet i gjeneron mbi sete të dhënash të cilat janë të 2021 dhe më herë kështu që shumë përgjigje mund të duken të vjetëruara. /PCWorld Albanian