Microsoft nuk do të bëjë më lojëra për Xbox One

Në Xbox Games Showcase kompania nuk përfshiheshin asnjë lojë që funksionon në Xbox One dhe kompania tha se do të përdorë Xbox Cloud Gaming për të ofruar lojërat më të fundit për përdoruesit e Xbox One.

Microsoft ka vendosur të distancohet prej Xbox One dhe nuk do të krijojë më lojëra për gjeneratën e kaluar të konsolës.

“Kemi kaluar në Gen 9,” tha shefi i Xbox Game Studios Matt Booty duke ju referuar gjeneratës së Xbox Series S dhe X.

Ndërsa Microsoft ende do të mbështetë harduerin e Xbox One dhe lojëra si Minecraft në gjeneratat e kaluara, studiot nuk do të punojnë më në tituj të rinj për Xbox One.

Microsoft në këtë fazë ka ecur me hapa të ngadaltë duke përdorur Xbox Cloud Gaming për të ofruar lojëra si Microsoft Flight Simulator për përdoruesit ekzistues të Xbox One.

Në Xbox Games Showcase kompania nuk përfshiheshin asnjë lojë që funksionon në Xbox One dhe kompania tha se do të përdorë Xbox Cloud Gaming për të ofruar lojërat më të fundit për përdoruesit e Xbox One.

Zhvilluesit e lojërave të Microsoft tashmë do të përqendrohen vetëm në konsolat Xbox Series S dhe X. Modelin 299 dollarë Xbox Series S debutoi si një konsolë e aftë në 1440p me 120fps por shumica e lojërave funksiononin në 1080p pa nivel të lartë FPS si modeli i fuqishëm Xbox Series X.

Ky i fundit jo vetëm që ka më shumë fuqi grafike por ka edhe 16GB RAM kundrejt 10GB RAM të Series S.