Microsoft përmirëson cilësinë e tekstit në Chrome

Ky ndryshim do të thotë se Chrome më në fund do të kenë nivelin e cilësisë së pasqyrimit të tekstit dhe përdoruesit mund të aplikojnë manualisht vlerat të kontrastit dhe gama.

Microsoft do të aplikojë ndryshime në Chromium që do të përmirësojnë pasqyrimin e tekstit në Windows. Pas vitesh ankesa, versioni 124 i Chrome do të mbështetë vlerat e kontrastit dhe gama nga Windows ClearType Text Tuner për pasqyrimin e tekstit në shfletuesin e Chrome.

Ky ndryshim do të thotë se Chrome më në fund do të kenë nivelin e cilësisë së pasqyrimit të tekstit dhe përdoruesit mund të aplikojnë manualisht vlerat të kontrastit dhe gama.

Chrome përdor Skia për pasqyrimin e tekstit me vlera fikse për kontrastin dhe gama. Teknologjia ClearType e Microsoft është përdorur në Windows për përmirësimin e teksteve në ekrane duke e bërë të duket sikur është printuar në një copë letër.

Ndryshimet më të fundit janë pjesë e angazhimit të Microsoft në përmirësimin e shfletuesve Chromium në Windows që kur kompania vendosi të përdorë motorin në shfletuesin e saj Edge 5 vite më parë.