Microsoft po punon në një Xbox Series X më buxhetor

Pritet të kushtojë mes 50 deri në 100 dollarë më pak sesa Xbox Series X.

Raportohet se Microsoft është duke punuar në një version të bardhë të konsolës dixhitale Xbox Series X.

Dizajni duket identik me versionin e zi me disk dhe ka të njëjtën ngjyrë të bardhë si Xbox Series S. Nëse ky raportim është i saktë, mund të përkthehet në më shumë vonesa të lançimit të Xbox Series X të rifreskuar me dizajn tjetër.

Nuk është hera e parë që spekulime të tilla për një Xbos Series X digjital me ngjyrë të bardhë shfaqen. Pritet të kushtojë mes 50 deri në 100 dollarë më pak sesa Xbox Series X.

Vitin e kaluar u raportua se Microsoft do të lançonte një Xbox Series X me një dizajn të ri cilindrik në Nëntor të 2024 për 500 dollarë.

Pajisja me emrin e koduar Brooklin, vjen me Wi-Fi 6E, Bluetooth 5.2, USB-C dhe një procesor 6-nanometër i cili redukton konsumin e energjisë me 15 përqind.

Shumica e lajmeve rreth Brooklin janë refuzuar nga bosi i Xbox Phil Spencer. Ai tha se ky raportim bazohej në një plan të hershëm i cili nuk qëndron më.