Microsoft premton 22 orë jetëgjatësi baterie me prezantimin e Surface Laptop 6

Sigurisht AI luan një rol kyç në pajisjet e reja të cilat janë të afta të operojnë 40 modele AI lokalisht falë përditësimeve të bëra nga Microsoft në Windows 11 dhe NPU Hexagon të Qualcomm.

Për të filluar konferencën vjetor të zhvilluesve Build 2024, Microsoft prezantoi disa pajisje të reja Surface në evenimetin e mbajtur ditën e sotme për harduerin dhe AI.

Në mesin e produkteve të reja është një laptop i ri Surface i cili është ridizajnuar me kornizë më të hollë ekrani për për të dy modelet 13.8-inç dhe 15-inç dhe fuqizohet nga çipi i ri Snapdragon X Elite i Qualcomm.

Sigurisht AI luan një rol kyç në pajisjet e reja të cilat janë të afta të operojnë 40 modele AI lokalisht falë përditësimeve të bëra nga Microsoft në Windows 11 dhe NPU Hexagon të Qualcomm.

Së bashku me kornizat më të holla, ekrani i përditësuar PixelSense me prekje ofron HDR dhe Dolby Vision IQ. Microsoft thotë se ky ekran mund të prodhojë ndriçim prej 600nits dhe ofron një gamë të gjerë ngjyrash P3 gamut.

Kamera e laptopit është e integruar në kornizë dhe nuk paraqitet në formën e një notch. Laptopi ka një buton të dedikuar Copilot dhe një touchpad të pajisjet me elementë haptikë.

Microsoft thotë se laptopi i ri është 86 përqind më i shpejtë sesa Surface Pro 5. Gjatë një demoje në skenë kompania tregoi sesi ky laptop përpunon fotot dy herë më shpejtë sesa MacBook Air.

Aplikacionet flagshipët të Adobe si Photoshop, Lightroom dhe Photoshop Express do të funksionojë nga dita e sotme në arkitekturën e re ARM.

Sipas kompanisë Surface Laptop 15-inç i ri ka 22 orë jetëgjatësi baterie duke luajtur video dhe 15 orë duke shfletuar në ueb.

Do të jetë i disponueshëm në variante me 16GB ose 32GB RAM dhe SSD prej 256GB, 512GB dhe 1TB. Ky është laptopi i dytë Surface Laptop 6, pasi i pari u prezantua nga kompania në Mars.

Ai kishte përditësime të brendshme dedikuar bizneseve dhe procesorët më të fundit Intel Core Ultra. Sakaq laptopi i dytë Surface Laptop 6 prezantuar sot fillon nga 1,000 dollarë dhe dërgesat e para nisin më 18 Qershor.