Microsoft shtrëngon kërkesat e harduerit për Windows 11-ën

Përditësimi Windows 11 24H2 do të kërkojë një instruksion procesori i cili nuk është prezent në procesorët më të vjetër sesa 15 vite dhe pa të sistemi operativ nuk do të ndizet.

Pyetja nëse kompjuteri juaj antik do të arrijë një ditë që të funksionojë me Windows 11 do të marrë një përgjigje përfundimtare “Jo” në fund të vitit.

Përditësimi Windows 11 24H2 do të kërkojë një instruksion procesori i cili nuk është prezent në procesorët më të vjetër sesa 15 vite dhe pa të sistemi operativ nuk do të ndizet.

Kufizimet e hardueri në Windows 11 kanë qenë një aspekt kontrovers i sistemit operativ që kur mbërriti në Tetor të 2021. Edhe pse janë gjetur mënyra për ta instaluar Windows 11-ën në kompjuterë të vjetër, kërkesat e harduerit që solli kanë ngadalësuar adoptimin e Windows 11-ës për shumë biznese.

 

Sipas një postimi në X, Microsoft ka vendosur që ta bëjë të detyrueshëm instruksionin POPCNT të procesorëve duke filluar nga Windows 11 24H2. Procesorët që nuk kanë këtë instruksion nuk do të mund të kalojnë në Windows 11.

POPCNT mbërriti në 2006/07 me arkitekturën Barcelona të AMD ndjekur nga procesorët e gjeneratës së parë Intel Core. Aktualisht Windows 11 ka 26.5 përqind të tregut krahasuar me 67.4 përqind të Windows 10-ës sipas Statcounter.