Mijëra persona marshuan në qytetin amerikan të Minneapolis, në një nga protestat më të mëdha kundër masave të ashpra të emigracionit të ndërmarra nga administrata e presidentit Donald Trump.
Protesta u organizua kundër bastisjeve të shpeshta dhe gjithnjë e më të dhunshme të agjentëve të emigracionit (ICE). Organizatorët dhe udhëheqësit komunitarë bënë thirrje për një grevë të përgjithshme dhe një “bllokadë ekonomike”, duke u kërkuar qytetarëve të mos shkojnë në punë, në shkollë apo të kryejnë blerje, si formë presioni ndaj autoriteteve.
Në marshim morën pjesë aktivistë, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe sindikatave, të cilët kërkuan ndalimin e bastisjeve, mbrojtjen e emigrantëve dhe ndryshim të politikave të emigracionit.
Situatën e ka ndjekur nga afër dhe raporton për Al Jazeera gazetari John Hendren. /mesazhi






