Mijëra të interesuar nga jashtë, Ukraina formon legjionin e të huajve

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka bërë të ditur se po formohet legjioni i të huajve në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ky legjion po formohet pas mijëra aplikimeve të të huajve për të luftuar në Ukrainë kundër Rusisë.

Për numrin e madh të aplikimeve, njoftoi sot vetë Zelenskyy. Në fakt, ai edhe i kishte ftuar të huajt ta ndihmojnë luftën e vendit të tij kundër pushtimit rus.

Qeveria britanike të dielën njoftoi se do të përkrahë të gjithë ata që do të shprehen të gatshëm të shkojnë në Ukrainë për të luftuar. /koha