Milaim Zekës i konfiskohet pasaporta

Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur që krahas vendimit që të caktohet masa e paraburgimit shtëpiak për një muaj, t’ia konfiskojë edhe pasaportën./Insajderi/

“Të pandehurit M.Z i sekuestrohet dokumenti i udhëtimit – pasaporta”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

 

Ky vendim sipas komunikatës vjen me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës që ka bërë për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit M. Z, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 par.

1 lidhur me veprat penale, mashtrimi nga neni 335 par.5 lidhur me par.1 të KPRK-së dhe shmangia nga tatimi nga neni 313 par. 3 lidhur me par.1 të KPRK- së./Mesazhi/