Patrick Cutrone do të nënshkruajë kontratë të re në Milan, deri më 2023.
Patrick Cutrone ka arritur marrëveshje me Milanin për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2023.
‘Sky Sport’ raporton se palët kanë arritur pajtimin që sulmuesi i ri italian ta konfirmojë të ardhmen e tij te skuadra nga San Siro.
Cutrone ka shkëlqyer m paraqitjet e tij në Milan, deri më tani gjatë këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.
Ai ka realizuar 15 gola në 37 ndeshje.
Kurse, me kontratën e re ai do të ketë pagë më të lartë, tani prej 1.1 milionë euro në sezon. /Lajmi.net/
Fjalët kyçe: Milan, Patrick Cutrone