Milan rikthehet te fitorja, mposht Hellas Veronan

AC Milan pas disa rezultateve jo pozitive në garën për titull, ka arritur të gjejë rrugën drejt fitores.

“Rossonerët” mposhtën në udhëtim Hellas Veronan, me rezultat 0 – 2, shkruan lajmi.net.

Ishte Krunic që zhbllokoi shifrat pas 27 minutave lojë, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Në pjesën e dytë, Milan vazhdojë me ritmin e njëjtë dhe Diego Dalot arriti të dyfishoi rezultatin, me të cilin u mbyll ndeshja (50′).Me këtë fitore, Milan vazhdon të ndjekë Interin duke u renditur në pozitën e dytë me 59 pikë, tri më pak se rivali lokal, derisa Verona renditët në pozitën e tetë me 38 sosh.