Milani pëson humbje të thellë nga Lazio

Lazio ka shënuar fitore të madhe ndaj Milanit me rezultat 4-0 në kuadër të javës së 19-të në Serie A.

Kryeqytetasit ishin në formë të lartë në këtë përballje, duke e dominuar kampionin aktual nga fillimi deri në fund.

Që në minutën e katërt Lazio kaloi në epërsi, kur Mattia Zaccagni asistoi te Sergej Milinkovic-Savic që shënoi për 1-0.

Lazio kishte raste edhe të tjera, por goli i dytë erdhi në minutën e 38-të, kur Zaccani kësaj radhe shënoi për 2-0.

Milani tentoi të kthehej në pjesën e dytë, por nuk ia arriti të gjejë golin.

Lazio fitoi penallti në minutën e 65-të, të cilën e ktheu në gol Luis Alberto për 3-0.

Forma e mirë e Lazios vazhdoi dhe në minutën e 75-të, kur erdhi goli i katërt, kur Alberto pasoi te Felipe Anderson që shënoi për 4-0.

Lazio mbetet në vendin e gjashtë me 34 pikë, ndërsa Milani tani ka 38 pikë.