Milani sjell me vete në Prishtinë trofeun e Ligës së Kampionëve

Kanë mbetur edhe pesë ditë nga miqësorja e shumë pritur që do të zhvillohet në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, mes kampionit të Kosovës Feronikeli dhe shtatë herë fituesit të Champions League, gjigandit italian Milan.

Me këtë rast në faqen zyrtare të Ferronikelit, bëhet e ditur se “Rossonerët” me vet do ta sjellin për ta ekspozuar në stadium troufeun e Champions League.

“Milan, me vete do ta ketë edhe trofeun e famshëm të Champions League, për ta shfaqur para të pranishmëve në stadium”.

Në këtë faqe jepen detaje edhe rreth biletave dhe mënyrës së blerjes.

Kjo ndeshje do të zhvillohet me datën 10 gusht, dhe fillon në ora 20:45 minuta.

Postimi i plotë në faqen e FC Ferronikeli:

Ditët e supermiqësores mes Feronikelit dhe Milanit po afrojnë.

Me 10 gusht, në Stadiumin “Fadil Vokrri”, zbarkon gjiganti i Serie A, AC Milan, për një përballje me kampionët e Kosovës, KF Feronikelin.

Biletat për miqësoren e 10 gushtit blihen vetëm online, duke klikuar KËTU

Çmimet e biletave do të jenë me zbritje, kurse ata që kanë blerë biletat me çmim të vjetër, do të rimbushsohen sipas organizatorit.

Biletat që kanë kushtuar 35 Euro, tani do të jenë 15 Euro.

Biletat që kanë kushtuar 50 Euro, tani do të jenë 35 Euro.

Biletat që kanë kushtuar 90 Euro, tani do të jenë 59 dhe 69 Euro.

Biletat që kanë kushtuar 115, tani do të jenë 89 Euro.

Kujtojmë që Milan, me vete do ta ketë edhe trofeun e famshëm të Champions League, për ta shfaqur para të pranishmëve në stadium.

Ndeshja fillon prej orës 20:45.