Mimoza Kusari-Lila i bashkohet listës së Vetëvendosjes për deputete

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila, do të jetë kësaj radhe pjesë e listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë e ka bërë të ditur Besnik Bislimi nga Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.

Klan Kosova mëson se Mimoza Kusari-Lila do të bartë numrin 3 në ditën e zgjedhjeve të 6 tetorit.