Minat, gjurmët e kolonisë franceze në Algjeri

ALGJERI (AA) – MUHAMMED ABDULAZİZ – Pastrimi i minave të vendosura kryesisht në zonat kufitare, në 130 vite koloni nga ana e Francës në Algjeri, vazhdon që prej vitit 1963, raporton Anadolu Agency (AA).

Minat e vendosura nga ushtria franceze veçanërisht në kufirin me Marokun dhe Tunizinë, që prej 1962, vit kur Algjeria fitoi pavarësinë e deri në ditët e sotme, vazhdojnë të jetë shkak për vdekjen apo plagosjen e mijëra njerëzve. Algjeria prej më shumë se gjysmë shekulli është duke punuar për pastrimin e këtyre minave. Në vitet 1963-2004 dhe nga 2004 e këtej janë pastruar më shumë se 80 për qind e minave. Numri i minave të çmontuara nga ushtria algjeriane deri më tani ka kapur shifrën 8.8 milionë.

Zubab Hasan, profesor në Fakultetin e Historisë në Universitetin e Algjerisë, duke folur për AA, tha se ushtria franceze ka vendosur 11 milionë mina kryesisht në kufirin me Marokun dhe Tunizinë për të penguar ushtrinë çlirimtare të Algjerisë.

Duke theksuar se numri i vërtetë i viktimave nga këto mina në 53 vite nuk dihet Hasan thotë se rreth 50 mijë njerëz janë prekur nga ky fenomen.