Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ministri i Jashtëm i Turqisë: Organizata terroriste YPG/SDF nuk përfaqëson kurdët

Ministri i Jashtëm i Turqisë: Organizata terroriste YPG/SDF nuk përfaqëson kurdët

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, paralajmëroi se prania e militantëve të armatosur të organizatave terroriste përtej kufirit me Sirinë përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Turqisë, transmeton Anadolu.

I ftuar në një transmetim të drejtpërdrejtë në një kanal televiziv, Fidan foli për zhvillimet e fundit në Siri, duke thënë se organizata terroriste YPG/SDF nuk është aktor që i përfaqëson kurdët.

Mbi mundësinë e zgjatjes së armëpushimit të shpallur midis ushtrisë siriane dhe grupit terrorist, Fidan tha: “Skenari ideal është transferimi i të burgosurve të ISIS-it (DEASH) nga Siria (në Irak). Gjatë këtij procesi, duhet të ruhet mjedisi aktual i deeskalimit”.

“Për sa kohë që organizata terroriste ka dhjetëra mijëra militantë të armatosur në anën tjetër të kufirit, nuk mund të arrish një ‘Turqi të lirë nga terrorizmi’ thjesht duke thënë: ‘Nuk do të kryej sulme terroriste në Turqi’”, tha kryediplomati turk.

Sa i përket pranisë ushtarake të SHBA-së në Siri, Fidan deklaroi se Washingtoni në fakt nuk ka asnjë arsye për të qëndruar atje.