Ministri i Sportit të Italisë jep datën se kur mund të kthehet Serie A

STADIO ENNIO TARDINI, PARMA, ITALY - 2019/08/24: Nike Merlin, official match ball of Serie A 2019-2020, is pictured prior to the Serie A football match between Parma Calcio and Juventus FC. Juventus FC won 1-0 over Parma Calcio. (Photo by Nicolò Campo/LightRocket via Getty Images)

Ndërsa e gjithë Evropa po vuan me pandeminë koronavirus, asnjë vend nuk është goditur më shumë se Italia.

Përkundër përpjekjeve, Ministri i Sportit në vend, Vincenzo Spadafora thuhet se ka sugjeruar që Seria A të kthehet më 3 maj.

“Ne kemi pezulluar të gjitha detyrimet tatimore deri më 30 maj për të gjitha federatat sportive dhe për të gjitha aktivitetet e tjera sportive”, i tha Spdafora transmetuesit italian TG1, përcjell lajmi.net.

“Ne kemi pezulluar qiratë e të gjitha strukturave shtetërore dhe kemi siguruar një pagesë prej 600 euro për dhjetëra mijëra bashkëpuntorë sportive në të gjithë Italinë dhe që punojnë në ndërmarrje të vogla italiane”.

“Unë besoj se Seria A mund të kthehet më 3 maj, atëherë ne do të vlerësojmë nëse luhet pas dyerve të mbyllura, apo të hapura për publikun”.

“Kjo formulë do të shtohet më pas në garat ndërkombëtare, si Ligën e Kampionëve apo Ligën e Evropës”.

Duke marrë parasysh numrin e rasteve në Itali, duket se është një datë ambicioze e kthimit për futbollin në Serie A.