Ministri kosovar dhe 4 kryetarë komunash në veri i drejtohen publikut nga Qeveria e Serbisë

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka njoftuar se të martën në mesditë, ministri në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq dhe katër kryetarët e komunave veriore, do t’i drejtohen publikut nga Qeveria e Serbisë në Beograd.

Kjo Zyrë ka bërë të ditur se bashkë me ta do të jetë edhe drejtori i saj, Petar Petkoviq, njoftoi Kossev të martën.

Tema për të cilën do ta flasin, nuk është bërë e ditur.

Pjesëmarrës të kësaj konferencë do të jenë edhe kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Rakiq është ministër për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës dhe kryetar i Listës Serbe