Drejtori i spitalit Al-Shifa i thotë Al Jazeeras se kompleksi mjekësor tani “është shkëputur plotësisht, çdo person lëvizës është i shënjestruar” nga forcat izraelite.
Ai thotë se “çdo objekt lëvizës” rreth spitalit al-Shifa është një objektiv për forcat izraelite dhe se numri i madh i trupave të vdekur ka çuar në planet për të gërmuar një varr masiv brenda ambienteve të spitalit.
“Ne nuk mund të lëvizim brenda apo jashtë perimetrit të spitalit. Jemi të rrethuar, nuk mund t’i varrosim të vdekurit tanë.
“Ne do të krijojmë një varr masiv brenda kompleksit të spitalit,” tha ai. /mesazhi





