Mirel Josa i kërkon paratë e kontratës Prishtinës, Dallku e akuzon!

Mirel Josa është gati të hedhë në gjyq Prishtinën nëse klubi nuk derdh në llogarinë e tij 48 mijë euro, të paktën kështu shkruajnë mediat kosovare të cilat bëjnë me dije se Josa ka patur një kontratë 3-vjeçare me Prishtinën e cila i skadonte në fund të këtij sezoni dhe nga shkarkimi i parakohshëm ai do të kërkojë atë që i takon, pagën prej 4 mijë eurosh në muaj, shkruan supersport.al.

Në 2 sezone e pak që drejtoi skuadrën kryeqytetase Josa fitoi vetëm 1 trofe atë të Digitalb Kupës në vitin 2018. Me shkarkimin e Josës dhe dorëheqjen e Bylbyl Sokolit, Prishtina uli në stol ish-mbrojtësin Armend Dallku i cili e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij si trajner duke marrë dy fitore. Ky i fundit ka thumbuar ish-teknikun e tij duke nënvizuar se Prishtina ka mangësi në aspektin fizik krahasuar me skuadrat rivale dhe për këtë gishtin e akuzës, Dallku ia ka drejtuar pikërisht Josës.