Misioni i Elon Musk për të shndërruar ish rrjetin social Twitter në një super aplikacion si WeChat

BERLIN, GERMANY DECEMBER 01: SpaceX owner and Tesla CEO Elon Musk poses on the red carpet of the Axel Springer Award 2020 on December 01, 2020 in Berlin, Germany. (Photo by Britta Pedersen-Pool/Getty Images)

Suksesi i madh i WeChat në Kinë varet nga disa faktorë. Së pari njerëzit në Kinë aksesojnë WeChat nga smatfonët dhe jo kompjuterët desktop për shkak të zhvillimit të vonuar të internetit në vend.

Në fillim të javës Elon Musk ribrandoi Twitter në X, një tjetër hap në planin e tij për të shndërruar rrjetin social në një super aplikacion si WeChat në Kinë.

Prej kohësh ai ka thënë se synon të transformojë median sociale të cilën e bleu për 44 miliardë dollarë. Më herë ai kishte lavdëruar WeChat, një aplikacion i quajtur “aplikacioni i çdo gjëje” dhe që kombinon komunikimin, njohjet, pagesat dhe median sociale në një të vetëm.

Përmes një postimi në X kësaj jave, Musk tha se në muajt në vijim platforma do të shtonte opsione të reja komunikimi por edhe tu ofronte përdoruesve shërbime financiare.

Çfarë është WeChat dhe pse Musk dëshiron ta kopjojë?

Lançuar nga gjiganti i teknologjisë Tencent në 2011-ën, WeChat përdoret pothuajse nga 1.4 miliardë përdoruesit në Kinë.

Ta quash një super aplikacion është një nënvlerësim. Shërbimet e tij variojnë nga komunikimi me zë dhe figurë, tek media sociale, food delivery, pagesa mobile, lojërat, lajme e madje edhe të gjesh një partner.

Është një kombinim i WhatsApp, Facebook, Apple Pay, Uber, Amazon, Tinder dhe shumë të tjerëve në një aplikacion të vetëm.

Është integruar aq thellë në shoqërinë Kineze saqë është pamundur të jetohet atje pa të. Siç mund ta shikoni nga imazhet mëposhtë ka disa lloje ndërfaqes sipas shërbimeve që përdoruesit kërkojnë.

Filloi si një platformë komunikimi si WhatsApp dhe iMessage dhe dy funksionalitetet më të përdorura janë “Chats” dhe “Moments.”

Shërbimi i përdorur gjerësisht “Wallet” mund të lidhet me karta krediti dhe debiti ku shumica e dyqaneve online dhe fizike në Kinë pranojnë pagesat përmes WeChat. Njerëzit mund të paguajnë edhe faturat e shtëpisë, të investojnë e madje të marrin edhe kredit përmes WeChat.

Shërbimet shtetërore janë gjithashtu në WeChat ku përdorur mund të kontrollojnë informacione sigurie, të paguajnë gjoba të policisë rrugore, apo të rezervojnë një takim në spital.

Dhe gjatë pandemisë u shndërruar në një shërbim jetik: ndërsa tërë vendi ishte nën kufizime të rrepta lëvizjeje, ishte e pamundur të dilje jashtë pa një kod shëndeti gjeneruar në aplikacion.

Një super aplikacion ka edhe disavantazhet e veta. Nga një këndvështrim praktik, WeChat zë hapësirë të madhe memorie në dhjetëra gigabajt të dhëna.

Mbi të gjitha shtrirja e madhe e WeChat në çdo cep të jetës së Kinezëve ka shtuar shqetësimet nga kontrolli, mbikëqyrja dhe censura shtetërore. Niveli i kontrolli të shtetit mbi internetin në Kinë është tmerrësisht i rrezikshëm për njerëzit të cilët flasin kundër qeverisë në WeChat.

A do të funksionojë në perëndim?

Suksesi i madh i WeChat në Kinë varet nga disa faktorë. Së pari njerëzit në Kinë aksesojnë WeChat nga smatfonët dhe jo kompjuterët desktop për shkak të zhvillimit të vonuar të internetit në vend.

Një tjetër faktor është mungesa e rregullimit të konkurrencës duke i dhënë mundësinë WeChat të shndërrohet në monopol dhe të bllokojë efektivisht platformat rivale.

A mund Musk të bëjë një aplikacion të tillë të funksionojë në Kinë? Ekspertët besojnë se e gjitha varet nga pagesat dixhitale. Musk e ka kuptuar se një prej arsyeve të popullaritetit të lartë të aplikacionit është kombinimi i medias sociale me pagesat dixhitale.

Ndërsa Kina detyron me ligj që dyqanet të pranojnë para kesh, pagesat dixhitale janë shumë më të zakonshme. Në perëndim teknologjia e pagesave dixhitale nuk është kaq e zhvilluar dhe kjo është pengesa kryesore me të cilën përballet Elon Musk.