Hamdi al-Najjar, mjeku që mbijetoi për pak kohë pas një sulmi ajror izraelit që i mori jetën nëntë prej dhjetë fëmijëve të tij, ka ndërruar jetë nga plagët e marra.
Ai kaloi disa ditë në kujdesin intensiv, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve. Djali i tij Ademi 11-vjeçar është i vetmi fëmijë i familjes që shpëtoi nga sulmi.
Bashkëshortja e tij, Dr. Alaa al-Najjar, gjithashtu mjeke, nuk ndodhej në shtëpi në momentin e sulmit, pasi kishte dalë për të shkuar në punë vetëm disa orë më parë. /mesazhi







