Mjetet robotike bllokuan qarkullimin

Taksitë pa shofer po bllokojnë gjithnjë e më shumë rrugët e qyteteve amerikane.

Cruise autonome e General Motors po bën sërish tituj, këtë herë për linjën e saj në Austin, Teksas. Në rrjetet sociale po përhapen video të mjeteve robotike taksi të mbledhura në mes të rrugës ku bllokuan trafikun.

Në to, veturat që drejtojnë vetë mund të shihen pjesërisht duke qëndruar në një rresht, disa janë të ndaluara në drejtim të kundërt dhe disa kanë të katër pulsuesit ndezur.

Kjo nuk është hera e parë që automjetet Cruise shkaktojnë një ngecje të tillë disi distopike.

Muajin e kaluar, një duzinë taksi robotësh bllokuan trafikun në San Francisco dhe e njëjta gjë ndodhi korrikun e kaluar. Punonjësit e Cruise u përpoqën të pastronin bllokimin, por me sa duket jo me aq sukses.

 

Siç mëson The Drive, zëdhënësi tregon trafikun e rënduar të këmbësorëve dhe automjeteve si një shkak të mundshëm të ngecjes, gjë që sistemi i kontrollit të lundrimit nuk i përshtatet qartë.

“Trafiku i këmbësorëve dhe automjeteve në rrugë ishte shumë i rënduar”, tha ai.

“Veturat tona janë të dizajnuara për t’i dhënë përparësi sigurisë, dhe kjo përfshin të jemi të kujdesshëm rreth këmbësorëve. Cruise monitoron vazhdimisht flotën e saj dhe ne u lajmëruam për mbipopullimin të dielën në mëngjes. Ne ishim në gjendje ta zgjidhnim atë dhe të gjitha automjetet u larguan nga zona në mënyrë autonome. Kërkojmë falje për ndonjë shqetësim”, shtoi ai.