Mjeti i ri i Instagram është i domosdoshëm për menaxherët e rrjeteve sociale

Rrjeti social konfirmoi për TechCrunch zhvillimin e ri dhe se ishte duke eksperimentuar por nuk dha asnjë detaje lidhur me disponueshmërinë.

Menaxherët e medias sociale janë mbështetur në mjete të palëve të treta për të planifikuar publikimin e postimeve në Instagram. Por tani kompania është duke testuar një mjet të tillë të integruar për planifikimin e postimeve dhe reels.

Rrjeti social konfirmoi për TechCrunch zhvillimin e ri dhe se ishte duke eksperimentuar por nuk dha asnjë detaje lidhur me disponueshmërinë.

Përdorues @WFBrother në rrjetin social Twitter postoi një imazh për të treguar sesi funksionon mjeti i ri i planifikimit të postimeve. Përdoruesit të cilët kanë akses mund të shkojnë në “Advanced Settings” dhe të aktivizojnë opsionin “Schedule this post” për të përzgjedhur orën dhe datën e postimit.

Postimet e planifikuara janë vendosur në një hapësirë të dedikuar në menunë hamburger quajtur “Scheduled Content.” Në këtë seksion përdoruesit mund të ndryshojnë orët dhe datat e postimeve.

Ishte raportuar që prej muajit Korrik se Instagram po punonte për një mjet të tillë. Ajo që është shfaqur tek disa përdorues është një testim i kufizuar dhe jo publik.

Edhe pse planifikimi i postimeve ka qenë i mundur përmes Facebook Creator Studio që prej 2020, mjeti i ri është për ata krijuar që nuk duan të aksesojnë menaxhimin e medias sociale apo softuerë të veçantë për të planifikuar postimet e tyre. /PCWorld Albanian