Mokka-e nga Opel dhe Vauxhall merr emërtimin Mokka Elektrik dhe sjell më shumë rreze dhe fuqi

Stellantis po përmirëson njësinë e saj të veturave elektrike, dhe tani është koha e Opel dhe Vauxhall që do të përfitojë nga teknologjia e përmirësuar. Vetura Mokka-e për vitin 2023 do të shndërrohet në Mokka Electric dhe do të përfitojë një bateri më të madhe, më shumë fuqi e gjithashtu edhe disa përmirësime delikate në dizajn.

Tani bateria më e madhe ka kapacitet prej 54kWh, dhe është e njëjtë me baterinë me të cilën ofrohet Peugeot e-208. Kapaciteti i saj i përdorshëm është 51kWh, dhe si rezultat, rrezja e vozitjes së veturës merr rritje prej 20 për qind – ose thënë ndryshe do të rritet në 406 kilometra WLTP.

Stellantis nuk konfirmoi performancën e Mokka me njësinë e re, por e-208 pritet të jetë një makinë nën 8 sekonda dhe Mokka-e aktuale menaxhon 8.7 sekonda me motorin e saj me 136 kuaj fuqi. Opel është i kujdesshëm në lidhje me shifrat dhe thotë se makina do të përshpejtojë në më pak se 10 sekonda në 100km/h, shpejtësia e ndalimit mbetet e kufizuar në 150 km/h, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.

Emërtimi “e” zëvendësohet me Electric për 2023 pasi me sa duket vetëm shkronja “e” nuk ishte mjaftueshëm i dukshëm. Vetëm muajin e kaluar, 65 për qind e të gjithë blerësve të Mokka në Gjermani zgjodhën versionin elektrik, duke dëshmuar se makina po fiton popullaritet.

Mokka Electric mbështet karikimin DC me kapacitet prej 100kW që ndihmon për të rimbushur baterinë e saj deri në 80 për qind në rreth gjysmë ore. Karikimi në shtëpi mund të mbështesë deri në 11 kW, gjë që do ta rimbush baterinë plotësisht gjatë natës.

Stellantis nuk lëshoi asnjë informatë në lidhje me çmimin, por që nuk mund të pritet që çmimet të mbesin të qëndrueshme. Me ngritje prej 20 për qind në fuqi dhe rritje prej 20 kuaj fuqi në të njëjtën kohë, ne mund të shohim një ngritje të çmimit bazë prej 2,500 eurove ose edhe 3,000 eurove.

Për klientët e Vauxhall në Mbretërinë e Bashkuar situata mbetet e njëjtë – rivali më i afërt për Mokka Electric është Hyundai Kona, e cila veçse ka çmim prej afro 43,587 eurove (38,000 funte), dhe ky në fakt është drejtimi në të cilin po shkon Mokka e re.