Morali i bukur, bukuria e besimtarit

Dr. Rijad Imeri

Omer b. Hatabi r.a. kur i pa natën disa njerëz që ishin ulur pranë një zjarri, i thirri duke u thënë: O pronarë të dritës!
E nuk ju tha: O pronarë të zjarrit!
Nga frika se mos po i lëndonte ata kjo fjalë.

Haseni dhe Husejni (nipat e Pejgamberit r.a.) kur e panë një burrë që po merrte abdes gabimisht, iu afruan dhe i thanë: Të lutemi xhaxhi gjyko në mes nesh cili prej nesh nuk di të marr abdes!
Kur e përfunduan abdesin, burri ia nisi të qesh dhe tha: Ju lumtë o djelmosha, unë jam ai që nuk di të marr abdes!

Ps: Jeta jonë zbukurohet atëherë kur e përzgjedhim më të mirën e fjalëve dhe sjelljeve tona.
Ngase morali i bukur është bukuria e besimtarit dhe aroma e tij me të cilët dallohet nga të tjerët, ashtu siç Muhamedi a.s. e krahasoi besimtarin me frutin i cili e ka aromën e këndshme dhe shijen e ëmbël.

Dr. Rijad Imeri