Mos e harro ombrellën në duanë e shiut

Thatësira e madhe vazhdonte. Tashmë dukej se do të zgjasë përgjithmonë. Një grup i vogël i bujqve ishte në dilemë se çfarë duhet bërë ….

Shiu kishte rëndësi të madhe në ruajtjen e kulturave të tyre, nga të cilat varej e gjithë bashkësia.

Pasi që problemi bëhej më akut, imami thirri një mbledhje dhe e organizoi duanë e shiut.
Në fushë ishin mbledhur shumë njerëz. Imami i përshëndeti të gjithë.
Duke ecur, në mesin e tyre vërejti një vogëlushe me një ombrellë të madhe në dorë.
“Përse e ke marrë ombrellën, a nuk sheh se është ditë me diell dhe nuk ka asnjë re në qiell?”, pyeti ai.
“Por, pas lutjes a nuk do të fillojë të bjerë shi”, u përgjigj vajza, e hutuar.
“E ku është ombrella juaj?” pyeti vajza imamin.

Të gjithë ishin nisur të luten për shi, por vetëm vajza e vogël kishte ardhur me shpresë se i Plotfuqishmi do t’ju pranonte lutjen. /islamgjakova