Dhimbja nuk kërkon mbulim (mbytje), por kuptim dhe trajtim. Pra, lehtësimi i përkohshëm nuk shëron, këtë e bënë vetëm adresimi i shkakut.
Shpesh, kur përballemi me dhimbje: emocionale, psikologjike, apo edhe fizike, zgjedhim rrugën më të lehtë, ta mbytim dhe mos ta ndiejmë atë!?
E mbulojmë me shpërqendrim, me punë të tepërt, me heshtje, me justifikime, ndonjëherë edhe me substanca të dëmshme.
Por neuro-shkenca na mëson diçka thelbësore:
‘Dhimbja është sinjal, jo armik’.
Ajo është mënyra e trurit për të na treguar se diçka nuk është në ekuilibër.
Nga ana shkencore:
Shtypja e dhimbjes aktivizon mekanizma stresi (kortizol të lartë), ndërsa përballja dhe kuptimi i shkakut aktivizon zona të trurit që lidhen me rregullimin emocional, qetësinë dhe shërimin (korteksi prefrontal).
Nga ana praktike:
Dhimbja emocionale shpesh buron nga kufij të shkelur, nga trauma të papërpunuara, nga lodhje kronike, ose nga një jetë që nuk përputhet më me vlerat tona.
Pra, kur e trajton shkakun, dhimbja nuk ka më nevojë të bërtasë.
Të rritur nuk bëhemi kur mësojmë ta durojmë dhimbjen, por kur mësojmë ta dëgjojmë, ta kuptojmë dhe ta shërojmë.
Sepse shërimi i vërtetë nuk vjen nga mpirja e ndjenjave, por nga guximi për t’u përballur me burimin e tyre.
Vehbi Zeqiri







