​Mos i lini t’ju mashtrojnë, mësoni të njihni peshkun e freskët

Peshku është një nga ushqimet që nëse e hani të prishur mund t’jua bëjë jetën jashtëzakonisht të mjerueshme, por për fat të mirë kur e blini ka shenja që mund të tregojnë nëse është i freskët apo jo.

Hapi i parë kur blini një peshk është të ekzaminoni sipërfaqen e tij. Kërkoni një produkt me ngjyrë të çelur, me luspa të situr.

Sa më pak shkëlqim të jetë sipërfaqja, aq më pak e freskët është. Ju mund ta dalloni peshkun e kalbur nga lëkura. Ky fenomen është jashtëzakonisht i rëndësishëm kur identifikohet peshku i freskët.

Edhe shqisa e nuhatjes mund t’ju vijë në ndihmë.

Era e vetme mund t’ju ndihmojë shumë. Nëse peshku nxjerr aromën e barishteve, sikur të nuhasni ujin nga ka ardhur, është peshk i freskët. Nëse ka erë neutrale, është mirë, por nëse ka erë të thartë do të thotë se ndoshta ka pak kohë ulur dhe më mirë ikni nga ai mish, shpjegojnë ekspertët.