Mos i prishni veprat e mira 1 – Halil Avdulli

 

Allahu i madhërishem i’a tërhjek vërejtjen të Dërguarit të Tij më të dashur, Muhamedit alejhi selam:
-“E ti pra, këshillo, se je vetëm përkujtues,
ti ndaj tyre nuk je mbizotërues”!
-“Ne dimë më së miri çka thonë ata, e ti ndaj tyre nuk je ndonjë dhunues, ti këshilloje me këtë Kur’an atë që i ka frikë kërcënimit Tim”.
-“E sikur të donte All-llahu, ata nuk do të ishin idhujtarë. Ne nuk të bëmë përcjellës të tyre”.
– “Ne nuk të autorizuam ty mbi ta”.
Atëherë shtrohet pyetja, cili ishte roli i të Dërguarit të Zotit në këtë botë?
“I dërguari nuk ka tjetër obligim vetëm të kumtojë (shpalljen); All-llahu di ç’publikoni dhe ç’mbani fshehtë”.