Mos ia nënçmoni prindërimin askujt!

Prindërimi është dhuratë, emanet dhe sprovë në të njejtën kohë.
Nuk ka dyshim se llojet e prindërve klasifikohen në kategori dhe lloje të ndryshme, duke filluar nga prindi më i aftë më i përgjegjshëm deri te ai si më i pakujdesshmi!
Mendoj se ska prind që dëshiron ti përgojohen dhe nënçmohen fëmijët e tij sepse secili në mënyrën e vetë e din që është duke i edukuar mirë.
Një gjë ta kemi parasysh, ti mund të jesh edukatore, mësuese e mirë për të gjithë, por në të njejtën kohë të kesh një djalë ose vajzë të dobët në shkollë dhe jo me sjellje shembullore siç duhej të ishte.
Ti mund të jesh një teologe dhe mësuese e fesë që në momentin kur mban në dorë mikrofonin e ligjerimit duke i dhënë mësim dhe këshilla të tjerëve, fëmiu yt mu në ato minuta të jetë duke bërë gjestin më të ulët që pritej!
Po, sepse fëmijët nuk i edukon vetëm prindi, ekzistojnë shumë faktorë të tjerë që ndikojnë në sjelljen e tij, fjalorin e shumë veti të tjera që i mbillen dhe mvishen pa e kuptuar prindi.
Pjesërisht qoftë madje edhe përqindja më e ulët, fëmijët i edukon rrethi ku jeton, shkolla, ndikimi nga shokët dhe shoqet e klasës, etj
Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, pa i hapur krahët se jemi perfekt në edukim, pa e qeshur tjetrin duhet ta kemi dert të gjithë se vetë nuk i dilet në qosh edukimit të mirëfillt të një fëmije, ndaj mendoj se askujt nuk guxojmë të ia nënçmojmë prindërimin por do ishte mirë të ndihmohemi mes vete pa u ofenduar!

Nga: Emine Bajrami