Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “Mos ia thoni Salvinit se do t’i bjerë tensioni”, Ermal Meta përfshihet...

“Mos ia thoni Salvinit se do t’i bjerë tensioni”, Ermal Meta përfshihet në debatin mediatik italian

Përfaqësimi i Ermal Metës në kompeticionin legjendar muzikor në Sanremo ka nxitur deklarata të forta politike.

Meta u ngjit në skenën e madhe për të performuar këngën “Stella Stellina” e cila përmban një mesazh të fortë politik. Por origjina e këngëtarit shqiptar ka sjellë reagimin e zv kryeministër italian Matteo Salvini.

Në një postim në rrjete sociale Salvini, i cili është ashpër kundër emigracionit, i thuri lavde Ermal Metës si një krenari shqiptare, por u tregua i saktë të theksonte se mes miliona emigrantëve të integruar ai nuk e mbështet aspak emigracionin e paligjshëm.

Ermal Meta prej 3 dekadash jeton dhe punon në Itali, ai emigroi me moshën 13 vjeçare sëbashku me nënën dhe motrën.

Kjo deklarate e Salvinit vjen pas konferencës për shtyp të mbajtur në Sanremo ku kantautori shqiptar u pyet mbi tekstin e këngës së tij. Video e shpërndare gjerësisht në rrjete sociale mesa duket ka shkuar edhe në zyrën e zv. Kryeministrit.

Në të dëgjohen gazetarët te pyesin Ermal Metën mbi vlerësimet e tekstit të këngës “Stella Stellina” si më e mira e këtij edicioni të Sanremo. Teksti u vlerësua nga Akademia e Linguistiken La Crusca, të cilët theksuan faktin që vjen nga pena e një emigrant.

Një gazetar bëri batutën: Mos ia thoni Salvinit, dhe ai mori përgjigjen e Ermal Metës: Mos ia thoni se do t’i bjerë tensioni.

Për “Stella Stellina”, Ermal Meta eshte shpallur fitues edhe nga Adriano Celentano i cili tha se eshte e pamundur qe Ermal mos te fitoje.

Kjo kënge emocionuese i dedikohet fëmijëve palestinezë në Rripin e Gazës. Sipas raportimeve te organizatave ndërkombëtare, mbi 20 mijë fëmijë kanë humbur jetën gjatë konfliktin në Lindjen e Mesme.

Meta u shfaq në performance me një veshje, jaka e se cilës kishte të shkruar emrin “Amal” që do të thotë shpresë dhe simbolizon të gjitha vajzat e Gazës.