Mosha mesatare e makinave të reja në rrugët amerikane është rritur përsëri.
Kështu, sipas mediave të huaja, ajo ka arritur një rekord në 12.6 vjet, dy muaj më shumë në vitin 2023.
Rritja i atribuohet një sërë faktorësh, duke përfshirë ndikimin e vazhdueshëm të pandemisë, çmimeve të larta të veturave të reja dhe ngurrimit të konsumatorëve për të kaluar në vetura elektrike.
Ky thuhet të jetë viti i shtatë radhazi që rritet mosha e një makine mesatare.
Ndërkohë, numri i përgjithshëm i automjeteve në rrugët amerikane u rrit në 286 milionë – një rritje prej rreth 2 milionë, me më shumë njerëz që “frenojnë” të heqin makinat e tyre.








