Moska gjëmon nga armatimi në përgatitjet për paradën e Ditës së Fitores

Në Rusi, tanke, raketa-hedhës dhe automjete të blinduara gjëmuan në qendër të Moskës mbrëmjen e së mërkurës, pasi ushtria mbajti një tjetër provë për paradën e madhe të Ditës së Fitores, më 9 maj.

Qytetarët rusë u mblodhën për të parë armët që u kalonin përpara, duke bërë foto dhe duke ua bërë me dorë trupave të vendosura në majë të tankeve, raporton BBC-ja.

Parada ushtarake e 9 majit në Sheshin e Kuq është një ngjarje e përvitshme, megjithëse ka shtuar rëndësinë këtë vit pas pushtimit rus të Ukrainës.

Disa analistë sugjerojnë se presidenti Putin dëshiron të shpallë një lloj fitoreje në Ditën e Fitores, megjithëse është e vështirë të shihet se çfarë përparimi të mëtejshëm mund të bëjnë trupat ruse në Ukrainë në periudhën e vetëm disa ditëve.

Ka pasur edhe spekulime se Putini do ta shpallë një lloj mobilizimi – siç është thirrja e rezervistëve – megjithëse një zëdhënës i Kremlinit mohoi se ndonjë plan i tillë është në shqyrtim, duke i quajtur thashethemet “mbeturina”. /koha