Ballina Lajmet Kosovë Mosmarrëveshja përfundon me plagosje në Prizren

Mosmarrëveshja përfundon me plagosje në Prizren

Një mosmarrëveshje mes dy personave në Prizren ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Rreth orës 11:30 minuta, policia në Prizren ka pranuar një informatë se në rrugën “Ali Hadri” ka të shtëna me armë.

Sipas raporteve fillestare dyshohet se një mosmarrëveshje mes dy personave ka eskaluar në përdorimin e armës nga i dyshuari  me ç’ rast është plagosur një mashkull, njofton Klan Kosova.

I njëjti është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor.

Hetuesit policorë kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin e më pas kanë kryer bastisje në shtëpinë e tij ku janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë të brezit, një elektroshok dhe sasi e konsiderueshme e fishekëve të kalibrave të ndryshëm.

I dyshuari është ndalur nën masën e arrestit.