Moti për këtë të dielë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbaj motë me diell, përjashtuar perëndimin dhe jugperëndimin e vendit ku ka mundësi të vogla që atje të ketë zhvillim të vranësirave dhe riga të izoluara shiu.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.