Moura drejt Fenerbahçes

Sulmuesi i krahut, braziliani Lucas Moura pritet që karrierën ta vazhdojë në Turqi. Mediumet turke kanë raportuar të martën se Moura do t’i bashkohet skuadrës së Fenerbahçes. Thuhet se braziliani tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin turk, e cila do të zyrtarizohet muajin e ardhshëm.

Ai te Fenerbahçe do të transferohet si lojtar i lirë pasi në fund të këtij sezoni i skadon kontrata me Tottenhamin. 30-vjeçari me Fenerbahçen do të firmosë kontratë dyvjeçare me opsionin edhe për vitin e tretë, ndërsa do të ketë pagë vjetore prej 3 milionë eurosh.

Moura karrierë në Evropë ka bërë edhe te Paris Saint-Germaini, kurse këtë sezon ka regjistruar vetëm 16 ndeshje për Tottenhamin.