Mourinho drejt Bayernit, e ka për rekord

Jose Mourinho pritet të jetë pasues i Thomas Tuchel te Bayern Munchen. Sipas informacioneve të Bild, portugezi ka nisur të mësojë gjuhën gjermane.

Mourinho do të kishte një motiv edhe më të madh për të marrë frenat e gjigantit bavarez ngase do të arrinte një rekord të madh.

Mou do të bëhet trajneri i parë që ka fituar pesë liga evropiane.

Bayern Munchen nuk janë aspak të kënaqur me performancën e Tuchel dhe largimi i tij mund të ndodhë edhe në rast se bavarezët fitojnë Bundesligan.