Mourinho: Kjo ishte arsyeja e eliminimit të Barcelonës nga Liverpool

Jose Mourinho nuk ka dyshime se cila është arsyeja kryesore e eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve.

Jose Mourinho ka thënë se menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është më meritori për fitoren 4:0 ndaj Barcelonës dhe kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Për mua kjo përmbysje ka vetëm një emër: Jurgen”, deklaroi Mourinho në rolin e analistit për televizionin “beinSports”, përcjell lajmi.net.

“Unë mendoj se nuk ka të bëjë me taktikën, filozofinë, ka të bëjë me zemrën dhe shpirtin por edhe angazhim fantastik që ka krijuar me grupin e futbollistëve”, shtoi ai.

“Ata rrezikonin ta përfundonin sezonin pa asnjë arsye për të festuar, kurse tani janë një hap larg të kurorëzohen me titullin kampion i Evropës dhe Jurgen e meriton”, u shpreh Mourinho.