MPJ e Turqisë dënon sulmin ndaj Ambasadës së Irakut në Kabul

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë dënon sulmin terrorist ndaj Ambasadës së Irakut në kryeqytetin afgan Kabul, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga kjo ministri thuhet: “Dënojmë sulmin e sotëm i cili si objektiv kishte Ambasadën e Irakut në Kabul”.

Duke vënë theksin se ky sulm ka ndodhur në një periudhë kur po merren rezultatet pozitive në luftën kundër DEASH-it në Irak, në deklaratë shprehet besimi i plotë i Turqisë se “aktet terroriste nuk do të ndikojnë në vendosmërinë e Afganistanit dhe të Irakut në luftën kundër terrorizmit”./Mesazhi/