Manchester United ka pësuar humbjen e pestë këtë sezon në Premierligë.
Në kuadër të xhiros së 27-të, ‘Djajtë e Kuq’ janë mposhtur në udhëtim te Newcastle United, me rezultat 1:0.
Goli i vetëm i kësaj sfide u shënua në pjesën e dytë.
Ishte Ritchie që shënoi në minutën e 65’ për fitoren e Newcastle
Manchester United pas kësaj humbje mbetet në pozitën e dytë me 56 pikë, ndërsa xhiron tjetër në ‘Old Trafford’ pret Chelsean.