Mueller përpara Kongresit: Nuk i kam dhënë pafajësinë Presidentit Trump

Pretendimi i Presidentit të SHBA Donald Trump se ai ishte “tërësisht i shfajësuar” nga mbrojtësi i posaçëm Robert Mueller u refuzua nga z. Mueller në një seancën e dëshmisë së tij para Kongresit të mërkurën.

Mueller tha se ai nuk e kishte shfajësuar zotin Trump nga “pengimi i drejtësisë”.

Gjatë dy seancave të Kongresit, Z. Mueller në mënyrë të përsëritur refuzoi të dilte jashtë kufijve të raportit të tij prej 448 faqesh, në përgjithësi duke i dhënë përgjigjet e prera ose duke i kthyer anëtarët e komisionit në tekstin e gjetjeve të tij.

Ai pati vështirësi herë pas here për procedurat, mes pyetjeve të ndërlikuara dhe të hollësishme nga anëtarët e komitetit të Kongresit për pjesë të ndryshme të raportit të 448 faqeve të ekipit të tij.

Pyetjet u përqendruan kryesisht në hetimin e z. Mueller për Presidentin Trump dhe vendimin e tij për të thënë se ai nuk mund ta shfajësojë presidentin nga “pengimi i drejtësisë”, por zoti Mueller theksoi në mënyrë të përsëritur rëndësinë e shqetësimeve rreth ndërhyrjes së vazhdueshme ruse në demokracinë amerikane.

“Gjatë karrierës time kam parë një numër sfidash për demokracinë tonë. Përpjekjet e qeverisë ruse për të ndërhyrë në zgjedhjet tona janë ndër më seriozet,” tha ai.

Ai shtoi: “Duhet bërë shumë më tepër për të mbrojtur kundër këtij ndërhyrje, nga rusët, por edhe nga të tjerët”. /Opinion.al