Muhamedi (a.s) e ka pasur si rregull që çdo vit në muajin e Ramazanit të tërhiqej në vetmi dhe qetësi dhe këtë muaj ta kalonte duke u lutur e medituar për çështje kardinale të cilat në tërë kohërat i preokuponin shpirtrat e njerëzve të vërtetë:
Ç’jam unë?
Ç’është ky mjedis i pafund që njerëzit e quajnë gjithësi?
Ç’është jeta?
Përse vdesim?
Ç’duhet të besojmë?
Ç’duhet të bëj?
As muret e trasha të kodrës Hira, as shkretëtira e errët ranore nuk i përgjigjeshin. As qielli i madh me yjet e vet të shndritshëm, nuk i përgjigjej. Asnjë lloj përgjigje nuk mori.
Vetëm pushteti shpirtëror i këtij njeriu dhe frymëzimi hyjnor mund t’i përgjigjeshin këtyre pyetjeve.
——
Alija Izetbegoviç…✍️
Hoxhë Vladimir Kera








