Mund të pezullohen të gjitha ndeshjet në Serie A

Ndeshjet në Serie A mund të pezullohen për një javë.

Ndeshja në mes të Interit dhe Napolit, ka lënë një tifoz të vdekur.

Ndeshja në mes të dy skuadrave italiane filloi me incidente, të cilat përfunduan në mënyrë tragjike.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriel Gravina, ka bërë me dije se ndeshjet mund të pezullohen.

Tifozët kënduan kore raciste ndaj Kalidou Koulibalyt, ndërsa edhe tre persona mbetën të therur pas ndeshjes. /Lajmi.net/