Udhëheqësi shiit i Irakut, Muqtada al-Sadr, ka bërë thirrje për mbylljen e ambasadës së SHBA-së në Irak për shkak të “mbështetjes së pakufizuar të Izraelit nga Shtetet e Bashkuara”.
Në një postim në X, ai i bëri thirrje qeverisë dhe parlamentit të votojnë për mbylljen. Ai u kërkoi gjithashtu ndjekësve të tij që të mos veprojnë ndërkohë dhe të presin udhëzime nëse qeveria dhe parlamenti nuk do të vepronin. /mesazhi






